Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës.
“Nëse vendet nuk bien dakord me çështjen e Groenlandës, mund t’u vendos tarifa, sepse na duhet Groenlanda për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka përsëritur se SHBA-ja “absolutisht duhet” ta marrë Groenlandën, duke shtuar presionin ndaj Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht.
Deklarata e tij vjen pas një takimi të mbajtur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lëke Rasmussen, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Moxfeldt, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance.
Danimarka e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e Trumpit, duke theksuar se Groenlanda nuk është në shitje.
Groenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me qeveri dhe parlament të vetin, ndërsa zyrtarët danezë dhe groenlandezë kanë theksuar vazhdimisht se vendimet për të ardhmen e ishullit mund të merren vetëm nga banorët e tij – të cilët sipas sondazheve janë kundër që SHBA-ja ta marrë kontrollin.
- “Republika Islamike do të bjerë”, djali i shahut të fundit të Iranit: Ndihmoni protestuesit të rrëzojnë qeverinë - 16/01/2026
- Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër - 16/01/2026
- “Nuk jemi në pikën më të lartë sa ç’ishim pas zgjedhjeve”, Rama zbulon sondazhet e PS: Opozita është më keq se pas 11 majit - 16/01/2026