Karoline Leavitt, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përdorimit të sulmeve ajrore për të adresuar situatën e tensionuar në Iran.
“Një gjë që Presidenti Trump është shumë i mirë është që gjithmonë i mban të gjitha opsionet e tij në tryezë. Dhe sulmet ajrore janë një nga opsionet shumë, shumë të mundshme që janë në tryezë”, tha ajo.
Ajo theksoi se diplomacia mbetet opsioni i parë për administratën e Trump, por gjithashtu shtoi se Presidenti “nuk ka frikë të përdorë forcën dhe fuqinë vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane, nëse dhe kur e sheh të nevojshme.”
Leavitt gjithashtu theksoi se “askush nuk e di këtë më mirë se Irani,” duke iu referuar sulmeve të verës së kaluar ndaj disa instalacioneve bërthamore iraniane, të cilat, sipas Trump, shkaktuan “dëme monumentale.”
Pas një mesazhi fitoreje të lëshuar nga Udhëheqësi Suprem i Iranit më herët gjatë ditës, Leavitt u shpreh se “ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht.”
Ajo shtoi se një zyrtar iranian kishte kontaktuar të dërguarin Steve Witkoff, duke theksuar se ky kontakt shprehte “një ton shumë të ndryshëm nga ai që po shihni publikisht.”
- Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit - 26/06/2026
- “Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane - 26/06/2026
- Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin - 26/06/2026