Protestat antiqeveritare në Iran vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa mjekë nga disa spitale kanë raportuar për BBC se institucionet shëndetësore janë tejmbushur me të plagosur.
Një mjek në Teheran tha se spitali kryesor oftalmologjik i kryeqytetit ka kaluar në gjendje krize, ndërsa një tjetër infermier nga Shirazi deklaroi se mungesa e kirurgëve e bën të pamundur përballimin e fluksit të pacientëve, shumë prej të cilëve kanë plagë nga armët e zjarrit, kryesisht në kokë dhe sy.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, që nga nisja e protestave më 28 dhjetor janë vrarë të paktën 50 protestues, përfshirë fëmijë, si dhe 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mbi 2 300 persona janë arrestuar. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar masa të ashpra ndaj protestuesve, të cilët i cilësojnë si “elementë të dhunshëm”, ndërkohë që vendi ndodhet nën një bllokadë pothuajse totale të internetit, duke vështirësuar raportimin e pavarur.
Situata ka nxitur reagime ndërkombëtare, me liderë botërorë dhe Kombet e Bashkuara që kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtës për protesta paqësore. Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei ka deklaruar se regjimi nuk do të tërhiqet përballë protestave, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se po ndjekin nga afër zhvillimet dhe mbështesin të drejtën e popullit iranian për të protestuar.
- “Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës - 10/01/2026
- Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë - 10/01/2026
- “Me plagë në kokë dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj, morgu i mbushur… - 10/01/2026