Bashkia e Durrësit ka njoftuar se qyteti bregdetar pritet që të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim.
Njoftimi:
Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.
Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.
Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Gazetari ironizon garën e Meremes për kryetar të PD/ Leka: Po hyre në selinë e PD, hyn me mbiemër Sela e del me Sala… - 01/05/2026
- Komisioni zgjedhor në PD skualifikon kandidatët Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë për kryetar partie - 01/05/2026
- “BE është bekim për ne”, Rama flet për agjencinë italiane: Kur u pushtua Ukraina, kuptuan se… - 01/05/2026