Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro beson se ekziston kërcënimi real për një ndërhyrje ushtarake të shteteve të bashkuara kundër vendit të tij. Në një intervistë për BBC, Petro tha se SHBA po I trajton vendet e tjera si pjesë të perandorisë amerikane dhe rrezikonte të kthehej nga dominuese e botës në të izoluar nga bota.
Ai akuzoi gjithashtu agjentët e migracionit dhe doganave në SHBA, se po vepronin si brigade naziste. Trump ka zgjeruar ndjeshëm operacionet si pjesë e fushatës për të luftuar krimin dhe emigrantët e paligjshëm në vend.
Deklaratat e Petros, vijnë pasi Trump e cilësoi një ide të mirë një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Kolumbi, pasi e quajti Petron një njeri të sëmurë që pëlqente të prodhonte kokainë dhe ta dërgonte atë në SHBA.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë vazhdimisht thirrje liderit kolumbian të ketë kujdes. Ai dhe Petro zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e së mërkurës pas së cilës Trump tha se do të takohej së shpejti me homologun kolumbian në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në rrjetin social, social Truth, Trump e përshkroi bisedën me Petron si nder të madh. Ndërsa një zyrtar kolumbian pohoi se telefonata kishte reflektuar një kthesë 180 gradë në retorikën e të dyja palëve. Por deklaratat e Petros në intervistën për BBC sugjerojnë se nuk ka ndonjë përmirësim domethënës në marrëdhëniet mes dy vendeve.
- Profil/ Kush është Bekim Sejdiu, njeriu që “pajtoi” LVV dhe LDK për emrin e presidentit - 31/08/2026
- Gazetarja Denada Shkodrani zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës Asambleja e PS në shtator - 31/08/2026
- Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?! - 31/08/2026