Zef Gjonaj, iniciator i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë të të gjithë trojeve shqiptare ishte pjesë e tryezës së Sali Berishës me aleatët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me tonë të ashpra dhe i revoltuar, ai sulmoi disa nga aleatët, pjesëmarrës në këtë tryezë, që siç tha ai janë “politikanë që përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”.
Zef Gjonaj nuk përmendi emra, por në krah kishte Selami Jenisherin, i cili përfaqëson Partine e Pensionistëve.
Ai theksoi se populli shqiptar pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare.
“Unë këtë tryezë e shikoj si njerëzve të ditur të Shqipërisë, që kanë ardhur për ti dhënë zgjidhje kësaj logo, për të sqaruar se ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Nëse shkojmë me denoncime nuk do të fitojmë asnjë herë. Na vjen vështirë që kur shkojmë në terren gjejmë njerëz që kanë nevojë për inteligjencën tonë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë vendit dhe kam ardhur në Shqipëri për të sjellë një kulturë moderne.
Më vjen mirë kur shoh moshën që janë krah meje që janë politikanë, por me thënë të drejtën kanë ardhur sot të larë, të veshur dhe të mbathur, janë lodhur tre ditë për të gjetur një kollare për të ardhur këtu dhe për të përfaqësuar parti pa emër, pa numër dhe pa elektorat. Populli pret ndryshime nga inteligjenca shqiptare, edhe nga diaspora shqiptare”, tha Gjonaj.
- “Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës - 10/01/2026
- Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë - 10/01/2026
- “Me plagë në kokë dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj, morgu i mbushur… - 10/01/2026