9.5 C
Tirana
29 / 12 / 2025

Vlora 4 ditë pa ujë/ “O vllai do më dëgjosh”, kreu i AKUK shkon te protestuesit: Do ta zgjidhim, sot në mesnatë nis furnizimi

Kreu i AKUK-ut në Vlorë Flaures Shoshi ka takuar qytetarët të cilët prej mëngjesit të sotëm janë ngritur në protestë dhe kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit prej 4 ditësh.

Kreu i AKUK-ut ka shkuar së bashku me drejtorin e ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati.

“Pajisjet janë duke mbërritur, sot në mesnatë qyteti do të furnizohet”, u shpreh Shoshi.

“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë.

Punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës. Mirënjohje për punonjësit që kanë qëndruar 72 orë në ujë dhe në kushte brutale atmosferike për t’i sjellë ujë qytetit.

Ndjesë të gjithë qytetarëve që nuk po marrin furnizim dhe u themi se jemi në detyrë ditë e natë, deri sa ta kthejmë furnizimin me ujë të Vlorës në normalitet”, tha ai.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini u shpreh: Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë. Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x