Projekti i Teatrit të ri Kombëtar ka hyrë zyrtarisht në etapën e realizimit ndërtimor, ndërsa punimet po vijojnë me intensitet pas përfundimit të fazës komplekse të ndërhyrjeve nëntokësore dhe hedhjes së themeleve.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga kantieri i ndërtimit në rrjetet sociale, duke theksuar se godina e re po merr formë si një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.
“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”, shkruan Rama në Facebook.
Teatri i Ri Kombëtar është vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels, dhe studios daneze BIG.
Godina e re po ndërtohet në vendin ku ndodhej teatri i vjetër dhe, sipas projektit arkitektonik, është e ndarë në dy pjesë funksionale: një pjesë e dedikuar për aktorët dhe administratën dhe një tjetër për publikun.
Më herët, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e prezantoi projekin si “nga teatrot më të bukur dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026