14.5 C
Tirana
19 / 12 / 2025

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë.

Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat akuzon qeverinë për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me drogën.

Sipas tij opozita ka një mision që kërkon sakrifica nga shqiptarët dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për të rrëzuar regjimin.

“Këtu jemi. Nuk kanë asnjë kufi. Ndaj dhe shpresa e vetme është opozita. Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka. Është faktuar farsa elektorale në mënyrën më përfundimtare. Janë faktuar vjedhjet dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut. Janë faktuar lidhjet me drogën. Një gazetë prestigjioze amerikane shkruante se disa agjenci zbulimi i kanë thënë asaj gazete se përfitues kryesor i klaneve të drogës është Edi Rama. Atëherë, ne duhet të organizojmë format më të vendosura të protestës, të qëndresës, të revoltës. Këta e kanë asgjësuar parlamentin. Nuk ka parlament. Ju e keni parë, aty hyhet, dilet, e mbyll ai sa fillon. Zgjedhje të lira. Një qeveri, e cila përgatit zgjedhjet e lira, është kushti i të gjitha kushteve për ne. Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, me greva urie, me të gjitha format, në qoftë se ne përmbushim misionin tonë. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Të gjithë ne duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme”, u shpreh Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x