Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj nuk dorëzohet, dhe qëndron pas derës së mbyllur ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut.
Shehaj kërkon që të futen në mbledhje dhe të jenë prezent në këto diskutime që po bëhen mes anëtarëve dhe tre prokurorëve të SPAK, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga kryetari i Këshillit, Niko Peleshi.
Ndërkohë Shehaj të gjithë atë çfarë po ndodh, e transmeton live në Facebook, ku pak minuta më parë u pa të dilte nga mbledhja anëtari demokrati Gazment Bardhi.
“Hë, çfarë u bë?”, e pyeti Shehaj.
Bardhi tha se PD vijon të kërkojë që mbledhja të mbahet me dyer të hapura dhe ata të lejohen të marrin pjesë, por kjo kërkesë nuk pranohet.
Shehaj shtoi më tej se nuk dorëzohet dhe do vijojë të qëndrojë, ndërsa herë pas here troket te dera që t’u kujtojë se ndodhet aty.
“Trokas që ta kuptojnë që vijoj të jem këtu, por trokas lehtë që mos t’i shqetësoj”, tha Shehaj.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026