Analisti Mustafa Nano komentoi përballjet e fundit të ekzekutivit me gjykatat. Nano tha se rastet e fundit kanë rrëzuar narrativën sipas të cilës kryeministri kontrollon gjyqësorin.
“Arrestimet, paditë, vënie e ekzekutivit në vështirësi. Ana e mirë është që zhduket narrativa sipas të cilës sistemi gjyqësor kontrollohet nga ekzekutivi, posaçërisht Rama. Këtë frikë e kam pasur edhe unë sepse PS ka qenë e vetmja forcë politike që ka qenë e tëra pro reformës në drejtësi.
PD e LSI ishin kundër, ishte presioni ndërkombëtar që i bëri të votonin pro reformës. Pra me çfarë po ndodh, ata që mendojnë kështu e kanë gabim. Vetëm nëse ushqejnë konspiracione sipas të cilave është Edi Rama që po i drejton arrestimet, që mua më duket një gjepur kolosale.
Ana e dytë pozitive është se sistemi po vepron. Por këtu lindin disa dyshime për superxhiron që po marrin disa institucione që janë rrethuar me shumë konsensus public”, tha ai për MCN.
Nano komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Rama për cenim të balancës së pushteteve.
“Rama flet me siguri. Unë e kam dyshim. Mendoj që edhe këta që janë arrestuar, por edhe zonja Balluku që është pezulluar, mendoj se mund të ndiqeshin penalisht edhe duke qenë të lirë. Pra krijoheshin rrethanat që ata të jepnin dorëheqjen. Duke i vënë nën presion, ata nuk heqin dorë.
Janë këto dyshime mbi abuzim nga ana e SPAK-ut apo ndonjë gjykate që legjitimojnë sjelljen e tyre. Unë besoj – po jap një përqindje arbitrare këtu – 70% te institucionet e reja të drejtësisë.
Por 30% që përbën masën e dyshimit nuk është pak, ndaj ato duhet të bëjnë shumë që njerëz si puna ime të mos e kenë as këtë dyshim”, tha Nano.
- Mustafa Nano: Edi Rama po drejton arrestimet e SPAK, konspiracion dhe një gjepur kolosale - 03/12/2025
- Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE - 03/12/2025
- “Pashë një baba në varreza që përkundte arkivolin e bardhë të djalit të tij”, zonja e Parë e Ukrainës: Nuk do të doja që Europa të bëhej e pandjeshme, mos na harroni - 03/12/2025