12.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Berisha shton akuzat: Rama, bashkëpunëtor i karteleve të drogës, po ushtron presion mbi Kushtetuesen

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në konferencën për mediat sot më 2 dhjetor 2025, foli në lidhje me çështjen Balluku.

Berisha u shpreh se tani që çështja ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, Rama po ushtron presion mbi GJK-në.

“Edi Rama është bashkëpunëtor i karteleve të drogës. Hyn në Guinness si kryeministri i parë në histori, që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, e mbron atë. Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë të hapur, sepse është nën presion nga Edi Rama. Në lidhje me çështjen Balluku, Rama gënjeu, duke cituar Komisionin e Venecias, për të mbrojtur veten”, tha ai.

Berisha më tej deklaroi se ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës ka kushtuar 450 milionë euro. Sipas tij, Unaza nuk duhet të kushtonte më tepër se 205 milionë euro.

“Unaza e Madhe kushtoi plot 450 milionë euro. Unaza duhet të kushtonte rreth 200-205 milionë euro. Në Unazë u vodhën 250 milionë. Unaza në zbritje ka pasur terren të hapur. Janë vjedhur 250 milionë euro. Nuk ka rrugë në botë që ka këto çmime. Unaza e Madhe është vjedhje e madhe. Rama është hajduti më i madh në kohëra dhe më hajduti në Europë. Edi Rama duhet të japë me urgjencë dorëheqjen. Balluku është bashkëfajtore me Ramën”, deklaroi Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x