Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, në fjalën e tij për mediat, Berisha u ndal te gara për kreun e SPAK, ku tha se do të mbështesë çdo prokurorë që nuk ka lidhje me krimin.
Gjithashtu ai u ndal dhe te video-përgjimi i ish-ministrit Dritan Prifti.
“Janë katër kandidatë. Uroj që mos të jenë të lidhur me krimin si Altin Dumani. Mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic që ndjekin ligji. besimi im politik është Kushtetueseja dhe ligji.
Diella e shpartalloi Ramën. Çdo gjë që thotë të vërtetën, pranohet nga unë. Ia fshikullojë Edi Ramës dhe ia nxori të gjitha mashtrimet publikisht.
E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë. Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike.
Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua. Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim. Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz dhe ata deklaruan se është 28 herë copy-paste, i manipuluar.
Kryeprokurori i ri nuk është caktuar akoma, por ky që është propozuar nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference dhe qëndrimi im varet nëse ka ose jo lidhje me krimin”, tha ndër të tjera Berisha.
- Pensionistët marrin bonusin/ Nga sot, 756 mijë pensionistë mund të tërheqin nga 10 deri në 15 mijë lekë - 01/12/2025
- Rekrutët ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës, tregojnë se si batalioni i tyre me të rinj u asgjësua nga rusët - 01/12/2025
- Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive ndaj Rusisë - 01/12/2025