16.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Burgu, si idol, më lart se liria

Nga Frrok Çupi

Duket se të gjithë po flasin për burgun. Kjo është vërtet ‘dukje’; në realitet njerëzit janë në punë të tyre ku i largohen burgut dhe krimit. Këta që kanë krijuar idolin për burgun, këta janë minimum, por mund të bëjnë shumë zhurmë.  

Askush nuk e do burgun, as më ‘trimat’. 

Kjo që po ndodh, në fakt është realiteti. Liria, e admirueshmja dhe e çmueshmja, ndodhet në jetën e shumicës së shumicës, që nga fëmija që ngarkon librat për në shkollë e deri te njeriu një- shekullor. Prandaj edhe nuk bën zhurmë liria. Sepse ështëe kudondodhur dhe e kudo dëshiruar. Ajo çfarë i zë njerëzit nëlak janë prangat, burgu. Këtyre u ikin njerëzit, jo vetëm fizikisht, por edhe kur rrisin fëmijë i këshillojnë ‘mos zini miq të këqij se ju çojnë në pozitë të ligë’. 

Po pse e nderojnë kaq shumë burgun? 

Ka dy anë. E para se këto vitet e më të fundit u burgosën disa mëkatarë pushteti që  u ishin bërë ‘gaca në sy’, njeriu i fyergëzohet. Dhe kjo është arsyeja, ‘ama të pashë në burg!’. 

Arsyeja e dytë është se ndodhemi në një kohë kur edhe tëfuqishmit shkojnë në burg. Dikur nuk ndodhte. Ata kanëmundësi të bëjnë zhurmë, të krijojnë idenë se janë lart vlerat e burgut, ta quajnë burgun një trampolinë dhe jo një qeli tëmbyllur.

Sepse ky është interesi.

Që në mëngjes mediat sociale vijnë të ngarkuar me tregime ose mashtrime me fjalën ‘burg’. Pastaj vijnë mediat mainstream, po kaq të bujshme me ngarkesa burgu. NëParlament flitet për burgje. Njëri nga politikanët propozoi sot që edhe kush flet ‘për dy sekse’ të burgoset. Sot ishte dita me një absurd të mahnitshëm: PD kishte hyrë në arkiva për tëgjetur ditën kur është pushkatuar Beqir Balluku, ish ministër në qeverinë komuniste të Hoxhës, para 50 vjetësh. Të kishe pyetur vetë Enverin se kur e pushkatove Beqirin, as kishte për ta kujtuar dot. ‘E ç’ë pastaj, ç’vlerë paska të mbaj mend pushkatime!?’, mund të thoshte vetë Enveri. Por këta kërkojnëBeqir Ballukun në gjuetinë për të gjetur mbesën e tij, Belindën- zëvendëskryeministre sot. Këta të sotmit janëadhuruesit e burgjeve, në diktaturë ose në liri qofshin: ‘Pakburg të kisha/ O mik o vëlla/”. Këta e kanë  shpirtin atje dhe burgut i thurin lavde.

Po interesin për lirinë, vallë, kush e ka?

Interesin për lirinë e kanë njerëzit e lirë. Edhe në vendin tonëpo ndodh ajo që ndodh në shoqëritë qytetare të përparuara. Po ndahen në dy hemisferë, dy faktorët: politika dhe media qëadhurojnë burgun, me anën tjetër- njerëzit që nuk u interesojnë as lavdet as mallkimet për burgjet.

Askush nuk mund të tregojë më një lider që vjen nga burgu drejt e në krye të shtetit; vetëm pse ishte në burg. Kjo kohë kaloi me Nelson Mandelën e Afrikës së Jugut dhe me PjetërArbnorin e Shkodrës që nuk i rezistoi dot lirisë me intriga. Nuk janë më kohët e burgimeve politike dhe as të heroizmave të burgosur. 

Shoqëria jonë ka ardhur në pjekurinë se dëmi paguhet sipas ligjit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x