Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta pas një beteje me sëmundjen. Lideri histori i PS u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Analisti Frrok Çupi ka shprehur ngushëllimet, ndërsa ka vlerësuar figurën e ish-kryeministrit Nano.
Çupi, tha se Nano ishte politikani që shtroi rrugën që Shqipëria të kishte një politikë moderne e marrëveshjes.
“Është një lajm që nuk do donim ta kishim. Është një model i politikës kundër akteve antinjerëzore. Shqipëria është ndarë nga regjimi i dhunës që erdhi pos regjimit politik, por Nano dha një kontribut të madh për ta kthyer PS në një parti europianiste.
Dha një kontribut për të eliminuar minimin e vendit që kishte shkaktuar PD nën udhëheqje. Shtroi rrugën, pa rrugën e Fatos Nanos Shqipëria nuk do të ishte me një politikë moderne, marrëveshjesh, zhvillimesh. Ai vendosi paqen mes njerëzve. Duhet të mendojmë vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo provokimet ne burgun e Bençës të Tepelenës, apo tentativat ndaj tij që nuk thuhen”, tha ai.
- Vjen reagimi i parë i demokratëve për vdekjen e Fatos Nanos: Humbje e madhe për familjen Socialiste dhe politikën - 31/10/2025
- Shuhet ish-kryeministri Nano/ Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj Fatos Nanon - 31/10/2025
- Shuhet Fatos Nano/ Reagon Presidenti Begaj: Lider liberal dhe reformator - 31/10/2025