15.5 C
Tirana
26 / 10 / 2025

Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë ditën e sotme, 25 tetor 2025, të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës të saj. 

Fokusi i këtij forumi është diskutimi mbi sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Lajmi konfirmohet nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”. 

Kujtojmë se kryeministri, ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më 22 tetor 2025, në Londër.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x