20.5 C
Tirana
24 / 10 / 2025

Putin reagon për herë të parë pas sanksioneve të SHBA: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër Rusisë dje. 

Sipas mediave të huaja, Putin thotë se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë (një pretendim i kundërshtuar gjerësisht nga shumica e analistëve), por i përshkroi ato si një “akt jo miqësor” që nuk i forcon marrëdhëniet me SHBA-në, sipas medias shtetërore ruse TASS. 

Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, thotë Putin, duke shtuar se “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”. 

Ai thotë se Rusia nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit nga jashtë. Në fjalimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Ruse në Moskë, Putin thotë se zëvendësimi i naftës ruse në tregun global do të kërkojë kohë dhe do të çojë në rritje të çmimeve. 

Duke diskutuar samitin e anuluar me Donald Trump në Budapest, Putin thotë se takimi u propozua nga SHBA-të. 

Ai shton se Trump në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë dje, ka shumë të ngjarë të ketë dashur të thotë që samiti ishte “shtyrë”. 

Rusia dëshiron të vazhdojë dialogun me SHBA-në pasi të dy vendet kanë shumë fusha për bashkëpunim, shton Putin

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x