Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, që hodhi poshtë pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij.
Sipas komunikimit zyrtar të gjykatës, “me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, është shqyrtuar çështja penale nr. 240 akti, regjistruar më 14.10.2025, mbi ankimimin e Veliajt, i cili kërkonte pavlefshmërinë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci.
Gjykata e Apelit, duke iu referuar vendimit të shpallur sot, thekson se “vendosi lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, duke refuzuar kërkesën e Veliajt për konstatimin e shkeljeve procedurale gjatë fazës së hetimit paraprak.
Vendimi është shpallur publikisht sot, më datë 20 tetor 2025, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
- Historia e rrallë, fshati i “1500 peshkatarëve” që krijoi skuadrën kampione të futbollit në Suedi - 21/10/2025
- Asgjë nuk udhëton më larg se mirënjohja/ Julia Paiva Hudinik, nusja që mbërriti në dasmë me kamionin e babait, si shenjë mirënjohje për mundin dhe sakrificat e tij - 21/10/2025
- Një foto për histori - 21/10/2025