Steve Witkoff ka treguar, në programin “60 Minutes” të CBS, se i ka shprehur ngushëllimet e tij negociatorit të Hamasit, Khalil al-Hayya, një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes në Rripin e Gazës, për vdekjen e djalit të tij gjatë një sulmi ajror izraelit në Doha.
“Ne i shprehëm ngushëllimet tona për humbjen e djalit të tij. I thashë se edhe unë kam humbur një djalë dhe se të dy jemi anëtarë të të njëjtit klub të tmerrshëm: prindër që kanë varrosur fëmijët e tyre,” tha Witkoff.
Në takim ishte i pranishëm edhe dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili shpjegoi se biseda mes tyre pati ndikim në negociata.
“Kur Steve dhe ai (al-Hayya) folën për djemtë e tyre, u kalua nga negociatat me një organizatë terroriste në një moment ku dy njerëz treguan ndjeshmëri dhe dobësi njerëzore ndaj njëri-tjetrit,” u shpreh Kushner.
- Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids - 30/07/2026
- Lufta UEFA-FIFA: Europianët zgjedhin kandidatin e tyre, propozojnë presidentin e klubit kampion kundër Infantinos në zgjedhjet e vitit të ardhshëm - 30/07/2026
- “SPAK e dinte ku ndodhej dhe kishte dërguar letërporosi”, Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze - 30/07/2026