Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një moment të veçantë nga natyra shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar foto nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, i mbuluar nga ngjyrat magjike të vjeshtës.
“Mirëmëngjesi dhe nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, ku vjeshta zbukuron me ngjyrat e saj magjike, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në përshkrimin e postimit, duke përcjellë një mesazh qetësie dhe bukurie natyrore.
Pamjet pasqyrojnë peizazhin malor të mbuluar me nuanca të arta dhe të kuqe, një kartolinë vjeshte që promovon turizmin e brendshëm dhe bukuritë natyrore të veriut të vendit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025