Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i tha ministrave të mbrojtjes të NATO-s se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët, do të ndërmarrin hapa për të ndëshkuar Rusinë nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon shpejt.
“Hapësira për paqe duhet të hapet tani. Nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në afat të shkurtër, atëherë Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, tha Hegseth në takimin që u zhvillua në Bruksel.
Ai shtoi se, nëse do të jetë e nevojshme, “Departamenti i Luftës i SHBA-së është i gatshëm të bëjë pjesën e vet në mënyra që vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë.”
Hegseth theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e shohin si pengesën më efektive ndaj agresionit rus një NATO të fuqishme dhe një ushtri ukrainase të besueshme e të aftë për vetëmbrojtje.
“Në bashkëpunim me aleatët tanë evropianë, nën udhëheqjen e palëkundur të presidentit Trump, ne do t’i japim fund luftës në Ukrainë. Lufta duhet të mbarojë”, përfundoi ai.
- VIDEO/ Avioni përplaset me telat e tensionit të lartë në Los Angeles, piloti 70-vjeçar në gjendje kritike - 22/04/2026
- Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad - 22/04/2026
- Forumi Ekonomik i Delphit, Rama pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë - 22/04/2026