Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti kardiak.Familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit në Universitetin e Arteve të Bukura.
Gazetari dhe publicisti, i dalluar për mprehtësinë e fjalës dhe thellësinë e mendimit, ndërroi jetë befasisht nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festonte ditëlindjen e të birit.
Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar, ndërsa e ëma, Besa Imami, ishte aktore.
Artur Zheji studioi për regji, e më pas punoi si dramaturg. Në vitet e para të demokracisë punoi në median italiane, për t’u rikthyer gjatë luftës së Kosovës, me emisionin “Luftë apo Paqe”. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo.
Që nga viti 2017, Zheji drejtonte emisionin “360 Gradë”, një tryezë debati për çështjet të vendit dhe botës. Ai spikaste në debatin publik, dhe me guxim, shkruante për shumëçka, edhe për vdekjen, “Zonjën Madhështore, të pa korruptueshmen absolute”, siç e cilësonte në një refleksion, një vit më parë.
- Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë - 24/01/2026
- Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO) - 24/01/2026
- LIVE/ 1300 policë për protestën e opozitës, Berisha mbërrin te Kryeministria, Boçi: Të shprehim revoltën dhe zemërimin tonë - 24/01/2026