
At Pjetër Meshkalla, kleriku jezuit nga Shkodra, mbetet një nga figurat më të rëndësishme të katolicizmit dhe qëndresës shqiptare ndaj komunizmit. I lindur më 25 shtator 1901, ai ndoqi studimet në Austri, Slloveni dhe Itali, ku u përgatit për shërbesën fetare. Në vitin 1931 u shugurua prift, ndërsa në Tiranë themeloi rrethin e Don Boskos dhe qendrën e Shën Pjetrit, të dedikuara edukimit të rinisë.
Meshkalla u arrestua për herë të parë në vitin 1946 dhe u dënua me 15 vite burg, të cilat i vuajti në Burrel, ku fitoi epitetin “Engjëlli i birucave” për predikimet e tij të palodhura. Në vitin 1967, ai u dënua sërish me 10 vite të tjera burg pas një fushate publike për demaskimin e aktivitetit të tij fetar.
Megjithëse i burgosur dy herë dhe i përndjekur nga regjimi, Meshkalla mbeti i pathyeshëm në misionin e tij. Ai doli nga burgu në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i palodhur deri në vdekjen e tij më 28 korrik 1988.
Në vitin 1992, At Pjetër Meshkalla u nderua me titullin “Pishtar i Demokracisë”, duke u kthyer në simbol të inteligjencës së persekutuar dhe të qëndresës shpirtërore përballë diktaturës komuniste.
- Sulmet me moltovë në Kryeministri, burime nga policia: 11 efektivë po marrin ndihmë mjekësore - 24/01/2026
- Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë - 24/01/2026
- Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO) - 24/01/2026