Shkruan Auron Tare
Lajmi se një përbindësh 32 kate do të ndërtohet në Sarandë ka kaluar pa ndonjë koment të veçantë. Qytetarët e Sarandës të zhytur në hallet e sezonit turistik nuk kanë reaguar të pakten në dijeninë time. Të mësuar me faktin që nuk i pyet më kush për asgjë në këtë Qytet, lajmi i mësipërm nuk i bën më askujt përshtypje. Qyteti i cili mund të ishte një prej qyteteve më të bukura të rajonit nëse do të ishte planifikuar nga njerëz që e donin sot shtetin nje model se si një shoqëri mund të ndërtojë një nga qytetet më të shëmtuara dhe më të vështira për tu jetuar në aspektin urban.
Ndërkohe me sa duket, të vetmit që duan të ngrenë zërin për keto shëmti që po i shtohen Qytetit janë të huajt që kanë blerë apartamente.
Një tjetër paradoks shqiptar.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026