14.5 C
Tirana
26 / 01 / 2026

GJKKO refuzon largimin e kushërirës së deputetes së PD! Berisha në kontradiktë me avokatin e tij

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares speciale, Elsa Ullirit nga dosja “Partizani”.

Gjatë seancës së kësaj të hëne, vetë Ulliri, e cila është dhe kryesuesja e trupit Gjykues, relatoi se kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, vendosi që të mos pranonte kërkesën e saj të dorëheqjes nga kjo çështje

Ndërkohë, që në këtë moment, nga ana tjetër, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese. Kjo kërkesë e Gjokutajt ka ardhur në kontradiktë me deklaratën e bërë pak më herët nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se nuk ka asnjë kundërshtim për treshen gjykuese.

Kujtojmë se gjyqtarja Elsa Ulliri paraqiti kërkesën e dorëheqjes nga ky proces me argumentin se është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Më 2 qershor përmes shortit u vendos që Elsa Ulliri të ishte gjyqtarja që do të kryesonte trupën gjykuese të cilët do të japin verdiktin lidhur me “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë u caktuan gjyqtari Bib Ndreca dhe gjyqtarja Rudina Palloi. Kujtojmë se seanca në themel ndaj dosjes “Partizani” do të zhvillohet paraditen e kësaj të hëne, kur pritet të mësohet dhe vendimi i GJKKO lidhur me kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x