14.5 C
Tirana
26 / 01 / 2026

“Do të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë”, Rama: Na nevojitet një ofertë serioze akademike!

Në prezantimin e raportit të Bordit të Akredimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke theksuar se ishte i domosdoshëm një bilanc në këtë fushë.

Falenderoi çdo anëtar të këtij bordi për punën e bërë, me mbledhjen e të dhënave që do i vihen në shërbim jo vetëm komunitetit akademik, por të gjitha institucioneve.

Duke vënë theksin te rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kryeministri tha se nevojitet një ofertë serioze akademike. Në kuadër të kësaj të fundit, paralajmëroi rishikim të ligjit për arsimin e lartë.

“I janë bërë vitet për t’u riparë, por edhe për shumë të reja që kanë ndodhur në botën akademike”, tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x