Piktori Anastas Kostandini na fton të njohim “Nënqytetin”
Me rastin e përurimit të projektit Nënqyteti, piktori Kostandini fton të gjithë artdashësit në çeljen e ekspozitës më 12 korrik 2025, në orën 20:00, në Galerinë e Artit të qytetit të Pogradecit.
Nënqyteti rizbulon shtresat e zbehura të Pogradecit, vendet e harruara, të ndryshuara apo të zhdukura, ende të gjalla në kujtesën e banorëve dhe në vetë strukturën urbane.
Tridhjetë e një vizatime nga artisti Anastas Kostandini ndërtojnë një hartë intime dhe poetike të qytetit, të prezantuar si fizikisht ashtu edhe virtualisht, rikthyer përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Festimet në rrugët e Tiranës pas fitorës së Shqipërisë në Serbi (VIDEO) - 12/10/2025
- Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish/ FOTO - 10/10/2025
- Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë, Gjon Shkambi: Jemi pronarë të… - 06/10/2025