Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.
Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.
Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
- Rrahje me shkop në tubim/ Protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij - 24/08/2026
- “Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin… - 24/08/2026
- Kosova drejt historisë, dyshja e padelit mposht Malin e Zi dhe “kërcënon” Italinë për një medalje në Lojërat Mesdhetare - 24/08/2026