6.5 C
Tirana
27 / 01 / 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.6.2025.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
4. Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
5. Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
6. Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
7. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar.
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”.
9. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për “Veprimin
e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.
11. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të
lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
12. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e
strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.
13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x