Yassamin Ansari, anëtarja më e re femër e Kongresit amerikan dhe përfaqësuese demokrate me prejardhje iraniane, ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si presidenti Donald Trump po e menaxhon krizën aktuale.
“Ne kemi një president që ndryshon mendje çdo ditë,” tha ajo për programin Newsday të BBC-së, duke shtuar: “Askush nuk i beson asaj që ai thotë.”
Ajo përmendi luftën në Irak si shembull, duke theksuar se SHBA nuk ka një histori të mirë apo “të suksesshme” në rajon dhe nuk duhet të rrezikojë një tjetër ndërhyrje.
Ansari theksoi se është e rëndësishme të kuptohet se populli iranian nuk është njësoj me regjimin, dhe se shumica dërrmuese e tyre e kundërshtojnë Republikën Islamike, e cila, sipas saj, i ka mbajtur “peng” që nga viti 1979.
“Ata nuk meritojnë të përballen me bombardime në vendin e tyre,” tha ajo.
Në përfundim, ajo i bëri thirrje presidentit Trump të përqendrohet në një zgjidhje diplomatike dhe të shmangë një rrugë që mund të çojë në “humbje të panevojshme jete” për ushtarët amerikanë.