Mbi 27 maturantë do të testojnë këtë të martë (17 qershor) njohuritë e marra në Matematikë.
Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pas atij të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhës Shqipe. Provimi nis në orën 10:00 për të vijuar për 2 orë e 30 minuta ndërsa nxënësve do t’u duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse në orën 08:00 dhe do duhet të kenë me vete një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, ndërsa iu është ndaluar kategorikisht mbajtja e telefonit apo orëve smart.
Pas provimit të Matematikës, maturantëve do u duhet t’u nënshtrohen më 24 qershor provimit të fundit, atë me Zgjedhje, i cili ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.
Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026