11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova.
Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.
Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.
Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.
Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, policia kroate do të dorëzojë kallëzim penal kundër shoferit dhe bashkëudhëtari
- “Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes - 28/01/2026
- Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar - 28/01/2026
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026