Analisti Martin Leka thotë se politika amerikane ka ndryshuar, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë botës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se mesazhi i SHBA për zgjedhjet e 11 majit, ishte i baraslarguar nga qeveria dhe opozita.
Ndërsa shefi i zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela deklaroi se mesazhi i SHBA, i lanë zgjedhjet pa epitet.
Martin Leka: Unë mendoj që ka ikur ajo kohë, ka ikur edhe Yuri Kim, nuk është më. Ka ikur edhe Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai burri pas teje, (i referohet Trump) është tjetër gjë në politikën amerikane, jo thjesht ndaj Shqipërisë, por ndaj Europës, dhe ndaj botës. Duhet të kemi parasysh që jemi në një realitet krejt tjetër. Unë mendoj që deklarata e SHBA, është në një distancë të baraslarguar nga qeveria, por edhe nga opozita, kur i drejtohet vetëm popullit shqiptar për zgjedhjet. Në Shqipëri ka pasur zgjedhje, jo votime.
Alfred Lela: Mesazhi i së martës, i ambasadës amerikane, i linte zgjedhjet pa epitet. Pra, zgjedhjet ishin vetëm zgjedhje./abcnews.al
- Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s - 15/09/2026
- Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2 - 15/09/2026
- Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore! - 15/09/2026