Analisti Martin Leka në “News Line” në ABC News komentoi vendimin e ambasadës së SHBA, sa i takon zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj. Analisti tha se vendimi nga SHBA është i drejtë dhe i baraslarguar nga gjeopolitika.
Leka shtoi se njohja e zgjedhjeve nga SHBA, hedh poshtë të gjitha pretendimet e kreut të opozitës Sali Berisha për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve.
“Me ardhjen e Tump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar në themel politika e jashtë e SHBA-ve. Unë mendoj se deklarata është e baraslarguar nga partitë. Aty nuk flitet për farsë, ndryshe siç pretendon Berisha. Janë të fokusuar së pari me interesat amerikane dhe së dyti që janë të lidhura nga politika e SHBA.
Ka tentativa për të interpretuar deklaratën e ambasadës së SHBA-së, pa asnjë ekuivok deklarata njeh zgjedhjet dhe fakti që uroi popullin shqiptar për zgjedhjet nuk lidhet me politikën, por me faktin që ata duan të bashkëpunojnë me qeverinë e zgjedhur nga populli shqiptar dhe qeveria e re është formuar nga Partia Socialiste. Opozita është në një hall të vet. Është në sagën e madhe të mos njohjes së zgjedhjeve”, tha analisti./abcnews.al
- “Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes - 28/01/2026
- Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar - 28/01/2026
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026