Disa kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumërimin e votave preferenciale në disa qarqe.
Bëhet fjalë për demokratët Ilir Alimehmeti, Altin Goxhaj, Lisander Hoxha (qarku Tiranë), Ilirjana Kuçana, Aulon Kalaja (qarku Durrës), Arben Lushaj (qarku Shkodër) dhe Shkëlqim Shehu (qarku Kukës).
Sakaq nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave për Bashkinë Kamëz. Po kështu janë kërkuar dhe pamjet filmike nga qëndrat e votimit për Bashkinë Kamëz dhe qarqet Durrës e Fier.



Latest posts by Pena Albania (see all)
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026