Errësirë totale në Kanë. I gjithë qyteti, me përjashtim të Pallatit të Kinemasë, është pa energji elektrike. Dyqanet i kanë qepenat të ulura, restorantet nuk po shërbejnë, ndërsa edhe farmacitë kanë mbyllur dyert.
Shumë policë u dislokuan, veçanërisht në udhëkryqe për shkak të semaforëve të fikur dhe trafikut të ndaluar, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Mungesë e energjisë elektrike vihet re në të gjithë pjesën perëndimore të Alpeve. Ndërprerja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, por problemet filluan pas orës tetë e gjysmë.
Nuk dihen ende shkaqet, por hetimet kanë nisur. Festivali i Kanës nuk do të ketë probleme pasi organizatorët kanë gjetur një furnizim të pavarur me energji elektrike.
Kjo mundëson që të gjitha ngjarjet dhe shfaqjet e planifikuara, përfshirë ceremoninë e mbylljes, të zhvillohen sipas planit dhe në kushte normale.
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025