Pavarësisht lajmit për vdekjen e Artan Lames, burime pranë familjes së tij thonë se zemra e tij është ende në punë me aparatura.
Pas ndërhyrjes së vështirë kirurgjikale, mësohet se ai ka pësuar vdekje cerebrale, por ka ende puls.
Ndërkohë në orët në vijim priten të mësohen të tjera detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Blendi Fevziu.
“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij.
Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë.
Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi Fevziu.