Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste në të dy shtetet.
Drejtuesi i SPAK deklaroi se u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.
Altin Dumani, në konferencën për mediat u shpreh se ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.
“Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.
Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim.
Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, Policinë e Shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”, tha Dumani.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026