Presidenti amerikan Donald Trump, do të komunikojë virtualisht me homologët e tij Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Biseda e tij telefonike me udhëheqësin rus, do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 të mëngjesit (ora amerikane), ku do të trajtojë “gjakderdhjen” e luftës në Ukrainë, ka bërë me dije Trump përmes një postimi në platformën Truth Social.
Presidenti amerikan thotë se do të flasë gjithashtu me “anëtarë të të NATO-s”.
Në një postim me shkronja kapitale, Trump thotë: “Shpresojmë që do të jetë një ditë produktive, të bëhet një armëpushim dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, do të përfundojë. Zoti na bekoftë të gjithëve!!!”
Bisedat do të vijnë pas bisedimeve të para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që nga viti 2022 dje.
- A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit - 02/11/2026
- “Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë - 02/11/2026
- Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena - 02/11/2026