Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke e cilësuar si një moment historik dhe simbolik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Po binte shi i rrëmbyeshëm në Tiranë – por nuk na zbehu aspak moralin!” shkroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen.
Ajo theksoi se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor, dhe e cilësoi si një “simbol të fuqishëm” të afërsisë së rajonit me Bashkimin Evropian.
“Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi presidentja e KE-së, duke përcjellë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026