Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.
Rama shkruan krah pamjeve se me Rutten diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Europian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Europës.
“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.
- Pse shqiptarët idealizojnë liderët e tyre? - 28/11/2025
- Fenomeni Albin Kurti - 23/11/2025
- Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë - 20/11/2025