Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti përfundimin e numërimit të votave brenda vendit, për të bërë reagimin e parë pas fitores së thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku PS deri më tani ka siguruar 83 mandate në kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale kryesocialsiti falënderon qytetarët për besimin dhe paralajmëron fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 7 të pasdites në sheshin Skënderbej.
“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falënderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Aktualisht po numërohet vota e diasporës, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme KQZ njoftoi mbylljen e numërimit të kutive të votimit në vend. PS siguroi mandatin e katërt me mbi 52% të votave dhe duke siguruar 83 mandate, ndërsa PD pësoi rënie në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke marrë 34% të votave, ose ndryshe 50 mandate, 9 më pak se në vitin 2021.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026