Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite.
Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfunditarë dhe më pas gjykata do japë vendimin.
Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.
- Pse shqiptarët idealizojnë liderët e tyre? - 28/11/2025
- Fenomeni Albin Kurti - 23/11/2025
- Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë - 20/11/2025