9.5 C
Tirana
28 / 11 / 2025

PSD akuza për krim zgjedhor në fshatin Dhivër, Sarandë

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialdemokrate, z. Dhimitër Boli dhe z. Jorgo Kaca kanë konstatuar shkelje ligjore të rënda në fshatin Dhivër të Sarandës dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë por forcat e policisë nuk kanë shkuar në vendngjarje.

Siç shihen dhe në foto, votuesit gjenden jashtë ambjenteve të qendrave të votimit me fletën e votimit në dorë, duke shkelur çdo rregull.

Kandidatët e PSD-së bëjnë me dije se në qendrën e votimit në Dhivër jane futur 7 persona si dhe Komisioneri i PD ndihmonte për të votuar kandidatin e PS.

Personi në foto, që shihet me fletën e votimit, quhet Dhimitër Llajo (aktivist në Partinë Socialiste), i cili duke shkelur ligjin instrukton votuesit për numrin që duhet të votojnë.

Edhe në fshatin Halo janë parë shkelje ligjore. Por kandidati Dhimitër Boli ka lajmëruar po ashtu policinë që kishte shkuar në vendngjarje dhe të dyshuarit ishin larguar. Gjithashtu kandidatët e PSD-së janë kërcënuar duke u detyruar të largohen nga vendi.

I bëjmë thirrje SPAK-ut dhe autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x