Çdo dy vjet, prej 23 vitesh, ajo është pjesë e fushatave elektorale – gjithmonë në vijën e parë. Mimi Kodheli është kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, në listën e hapur. Me një karrierë të gjatë dhe të spikatur politike, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, deputete e PS-së, dhe ministre në qeverinë Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.
Përveç rolit të saj të njohur në skenën politike shqiptare, Kodheli është një nga të paktët shqiptarë që mban titullin e lartë Kavaliere e Legjionit të Nderit, akorduar nga shteti francez – një vlerësim për përkushtimin dhe kontributin e saj.
Në këtë garë të re, ajo përballet me një numër të madh kandidatësh të listës së hapur – nga bashkëkohës të saj në politikë, deri te emrat e rinj që sapo kanë hyrë politikë.
Nuk trembet nga “agresiviteti” i të rinjve me fushata intensive në rrjetet sociale apo nga metodat e reja të komunikimit politik. I qëndron besnike mënyrës tradicionale të fushatës: derë më derë, sy më sy me çdo qytetar.
TemA