Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij.
“Pena.al” i shpreh ngushëllimet familjes Demi për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur.
Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.
Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi është dhe vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi.
Latest posts by Pena Albania (see all)