Janë identifikuar të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua pak para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë Fushë Prezës.
Sipas policisë viktimat janë Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.
Ndërkohë në polici është shoqëruar 24 vjeçari Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonieres me të cilën u përplas makina e viktimave përpara se të shpërthente në flakë.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, teksa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025