Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut, ku një klub natë u përfshi nga flakët dhe 51 persona humbën jetën.
Në një reagim në platformën ‘X’, kreu i qeverisë shkruan se është pa fjalë nga kjo ngjarje, ndërsa thekson se Shqipëria është e gatshme të ofrojë çfarëdo lloj ndihme për të cilën mund të ketë nevojë Maqedonia e Veriut.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026