Fjalimi i Donald Trump në Kongresin amerikan u shoqërua dhe me tensione, pasi kongresmeni demokrat, Al Green filloi të kritikonte presidentin.
Duke tundur bastunin që mbante dhe duke bërtitur “ai nuk e ka mandatin popullor”, kongresmeni demokrat bërtiti në sallë pavarësisht fjalëve të presidentit që të ndalonte.
Ky qëndrim i Al Green detyroi presidiumin të kërkonte largimin e tij nga salla. Ai tha për NBC se kur dëgjoi presidentin Trump t’i referohej mandatit popullor, u ndje keq.
“Ai nuk ka mandatin popullor dhe sigurisht që nuk ka mandatin për të hequr kujdesin shëndetësor nga të varfërit,” shtoi Green.
Përveç reagimit të fortë të Green, pati protesta nga ligjvënës të tjerë demokratë, të cilët ose u veshën në rozë për të treguar mospajtimin e tyre me qëndrimin e Trump për gratë.
Disa u shfaqën me tabela të zeza ku shkruhej “Save Medicaid” dhe “False”, disa mbanin bluza që shkruanin “nuk ka mbret këtu”, e disa të tjerë u larguan nga salla ndërsa presidenti amerikan po fliste.
- UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League! - 03/11/2026
- “Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore! - 03/11/2026
- NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës - 03/11/2026