Presidenti Donald Trump njoftoi se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.
Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë këtë të enjte. Ishte një zyrtar që njoftoi se presidenti po nënshkruante veprimin ekzekutiv “që urdhëron deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe Dr. Reverend Martin Luthern King Jr.”.
Presidenti i kërkoi ndihmësit të tij që t’i jepte stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin, Robert F. Kennedy, Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe kandidati i zotit Trump për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
- Video/ Inter kampion i Italisë, zikaltërit mundin Parmën në “San Siro” dhe bëjnë realitet titullin e 21-të - 03/05/2026
- Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re - 03/05/2026
- Aeroplani që do të transportonte Pedro Sanchez-in për në Armeni bën ulje emergjente në Ankara, çfarë ndodhi gjatë fluturimit të kryeministrit spanjoll? - 03/05/2026